Moment nga ndeshja

VIDEO/ Tottenham merr humbjen e tretë radhazi dhe mbetet jashtë zonës Champions! Aston Villa e mund 1-2 me përmbysje

26 Nëntor 2023, 17:27| Përditesimi: 26 Nëntor 2023, 17:28

  • Share


Në "Tottenham Hotspur Stadium" të Londrës, vendasit e Tottenham u mundën 1-2 nga Aston Villa për javën e 13-të në Premier League duke marrë kështu disfatën e tretë radhazi dhe dorëzuar te miqtë veç tri pikëve edhe vendin e katërt në klasifikim. Pas Chelsea dhe Wolves, tanimë Villa i merr tri pikët skuadrës së Postegoglu. Të parët në avantazh kaluan Spurs me Lo Celso në të 22 minutë, për t'u barazuar në shtesën e shtatë të pjesës së parë nga Torres. Në fraksionin e dytë ndeshja u bë e luftuar dhe me raste, teksa Uatkins vulosi tri pikët e Villas në minutën e 61. Edhe pse me gjysmë ore lojë në dispozicion, Tottenham nuk mundi të barazojë dhe tanimë i largohet kreut që disa javë më parë e mbante. Me 28-të pikë (sa Liverpool), Aston Villa merr pozitën e katërt në klasifikim, duke lënë Spursat në vendin e pestë me 26-të pikë. Në krye Arsenal me 30-të pikë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Tre humbje radhazi për Tottenham, Aston Villa e mposht 1-2 në Londër! Man. United i shënon 3 gola Evertonit në Premier League


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?