Pozicioni jashtë loje dhe Toni Kroos

VIDEO/ Toni Kroos i sinqertë: Goli i Leipzig ishte i rregullt

14 Shkurt, 20:26
  • Share

Real Madrid fitoi dje 0-1 me RB Leipzig në ndeshjen e parë për 1/8 e Champions League. Sfida ishte e diskutuar, pasi gjermanëve vendas iu anulua një gol në minutën e dytë për pozicion jashtë loje.

Edhe pse në pamje duket qartë se gjithçka ka qenë e rregullt, arbitri dhe VAR nuk u konsultuan dhe në Evropë këtë e kanë cilësuar si një skandal. Për "Prime Videos", mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos pranoi se goli ishte i rregullt dhe duhet të akordohej.

"Mendoj se përfundoi duke u fërshëllyer për pozicion jashtë loje sepse po e pengonte portierin. Por portieri nuk e arrinte kurrë topin. Ishte një gol që duhej dhënë. Nuk gjej asnjë argument tjetër",  u përgjigj futbollisti, i cili zakonisht është po aq i prerë në daljet e tij para shtypit.

Përtej mendimit të tij, Kroos është pranë rinovimit me Realin pasi shihet si pikë kyçe në mesin e fushë, edhe për faktin se në fundin e sezonit në emër si Luka Modric do largohet nga ekipi.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Balo Bënça: 14/02/2024 23:15

    Gjithë ditën offside!

    Përgjigju
    • Të hëngërt tënja: 15/02/2024 13:51

      Në Bënçë offside gjithë ditën. Se gjithë natën në Gjermani ishte sa për 2gola bashkë.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?