Foto ilustruese

VIDEO/ Tmerrohen pasagjerët, gjatë fluturimit zbulohet një gjarpër brenda avionit në Tajlandë

18 Janar, 15:38| Përditesimi: 18 Janar, 15:42

  • Share

Një tjetër incident është regjistruar në një avion gjatë një udhëtimi nga Bangkok në Phuket ku u zbulua se "pasagjer" ishte edhe një gjarpër.

Prania e zvarranikut bëri që disa pasagjerë të largoheshin nga sediljet. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, njëri nga anëtarët e ekuipazhit përdori një shishe boshe për të futur gjarprin në një qese të madhe.

Akoma nuk është e qartë se si gjarpri përfundoi brenda avionit. Gjarpri u gjet teksa avioni po përgatitej të ulej në aeroportin e Phuket.

Pasi avioni u ul, u kontrolluan të gjithë ambientet e brendshme të tij dhe sipas raportimeve, nuk u gjetën gjarprinj të tjerë.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?