Foto nga momenti i hedhjes

VIDEO/ Tmerr! U hodh nga kati i 29, nuk i'u hap parashuta, humb jetën britaniku në Tajlandë

28 Janar, 13:51| Përditesimi: 28 Janar, 13:53

  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ne Tajlandë ku një britanik ra për vdekje nga kati i 29-të i një apartamenti shumëkatësh në Tajlandë pasi parashuta e tij nuk u hap pas hedhjes.

Nathy Odinson nga Cambridgeshire u ngjit në majë të ndërtesës në Pattaya për t'u hedhur me parashutë por gjërat nuk shkuan si herët e tjera pasi parashuta nuk u hap pasi ai u hodh.

Pamjet e ndara nga mediat e huaja tregojnë 33-vjeçarin i cili numëron mbrapsht dhe më pas i thotë shokut të tij se do të shihen duke u hedhur menjëhere, raporton Daily Mail.

Mësohet se ai pasi nuk i është haput parashuta ka rënë në një pemë përpara se të përplasej në asfalt. Roja i sigurisë Kanet Chansong ka rrëfyer ngjarjen duke thënë se kishte dëgjuar zhurmën e pemës dhe mendonte se ishte një degë e rënë duke u përplasur në tokë.

Nathy nuk mundi të shpëtohej dhe mjekët e shpallën të vdekur në vendngjarje pak pas orës 19:30. Roja i sigurisë shtoi se Nathy ishte hedhur nga ndërtesa disa herë në të kaluarën, gjë që përbënte rrezik edhe për këmbësorët që ecnin poshtë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?