Moment nga ndeshja Genoa-Napoli

VIDEO/ Tjetër zhgënjim për Napolin, Barcelona fiton me goleadë kundër Betisit! Shënojnë blerjet e minutës së fundit

17 Shtator 2023, 11:20| Përditesimi: 17 Shtator 2023, 11:23

  • Share

Kampionët në fuqi të Seria A, Napoli, pas humbjes me Lazio-n janë ndalur 2-2 edhe në transfertën e Genoa-s. Ekipi i drejtuar nga Garcia deri në minutën e 75 po humbiste me rezultatin 2-0, pasi Bani fillimisht dhe më pas Retegui dërguan vendasit në avantazh të dyfishtë.

Megjithatë Raspadori riktheu kampionët në lojë teksa ngushtoi diferencat në minutën e 76, por nuk e lan me kaq. Politano në minutën e 84 vulosi shifrat përfundimtare të kësaj sfide, që e dërgoi Napolin në kuotën e 7 pikëve pas 4 javëve të para kampionat.

 

Më herët Interi shpërtalloi 5-1 Milanin në derbin e Madoninës, duke u treguar të frikshëm jo vetëm për ‘djallin, por këdo që synon Seria A këtë sezon. Mkihtaryan realizoi ‘dopietë’, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Thuram, Calhanoglu dhe Frattesi. Leoao për Milanin dërgoi shifrat përkohësisht në 2-1. Interi është skuadra e vetme me pikë të plota në këtë fazë të kampionatit, ndërsa vendosi rekord duke fituar 5 herë derbin brenda një viti kalendarik.

Në La Liga Barcelona shpërtalloi Betisin 5-0 për llogari të javës së pestë të kampionatit. Golat e parë me fanellën e Barcelonës i gjetën Joao Felix dhe Joao Cancelo, dy portugezët të cilët u blenë në ditën e fundit të merkatos.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?