VIDEO/ Tjetër incident viral i Joe Biden, pengohet teksa ngjit shkallët e avionit

22 Shkurt, 09:31| Përditesimi: 22 Shkurt, 09:34

  • Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden shpesh herë bëhet viral me incidentet që i ndodhin në publik, ndërsa së fundmi është filmuar teksa pengohet disa herë gjatë hipjes në “Air Force One” në Los Angeles të martën.

Videoja e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin e pengimit të dyfishtë të Bidenit teksa ai hipi në aeroplan në bazën e Forcave Ajrore “Andrews”.

Për fat, ai ia doli të mbante dorezën të dyja herët për të shmangur rrëzimin.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?