VIDEO/ Timo Flloko reciton poezitë e tij “Miqtë”, Vera: E pyeta nëse e shkroi prej zhgënjimit

8 Nëntor 2022, 15:04| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 15:11

  • Share

Një tjetër video ku artisti Timo Flloko, reciton një nga poezitë tij, “Miqtë” duket se ka marrë vëmendjen  dashamirësve. Bashkëshortja e tij, Vera Grabocka e ka postuar në rrjetet sociale duke e shoqëruar me një koment që i referohet një bisede mes tyre:

- E pyeta Timon: Timo, ti e ke shkruar këtë poezi se je zhgënjyer nga miqtë...

-Thënia e Krishtit ‘T’i duam armiqtë tanë (paradoksale në një sens) na çon përtej urrejtjes... Pse të shtiremi ndaj njëri-tjetrit, kur mund të jetojmë në harmoni, nën diellin që ngroh, njësoj për të gjithë, pa u hequr si miq kur nuk jemi të tillë?

I njohur më gjerësisht për rolet e tij në kinematografi dhe teatër, Flloko është edhe autor i disa librave, mes të cilëve edhe “Robi i manive”, “Trup e shpirt”, “Kërcim në bosh”, si dhe ka sjellë në shqip disa përkthime.

Poezia “Miqtë” është një refleksion poetik i autorit mbi vërtetësinë e miqësisë, ambicien negative, që mund ta infektojë atë, dhe përpjekjen për të falur tjetrin, edhe atëherë kur kjo ndodh. Pasi xhelozia në miqësi, u takon më të njerëzve më të brishtë në karakter.

Të shumta janë komentet, ku Fllokos i kërkohet të recitojë të tjera poezi, mes të cilave edhe “Anës Lumenjve”, të cilën e recitoi në filmin “Lulëkuqe mbi mur”.

A.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?