Ethet sa vijnë në shtohet, teksa tifozët e Kombëtares i janë drejtuar stadiumit "Air Albania", aty ku në orën 20:45 luhet Shqipëri - Poloni e vlefshme për grupin E kualifikues të Euro 2024.
Për gazetarin Ernest Koçi të Report TV, tifozët janë shprehur se presin një fitore në këtë duel.
"Ndeshja del 2-1, kemi ardhur nga Divjaka, vijmë shpesh për të parë kombëtaren", tha tifozi.
Mbështetësit kanë mbërritur edhe nga jashtë kufijve të Shqipërisë.
"Kam ardhur nga Greqia për të parë ndeshjen, dalim 3-1".
"I thashë polakëve do dilni duarbosh nga Shqipëria, rezultati për sot do dali 3-2", thonë tifozët.
Një vogëlush parashikoi se golat do shënohen nga Uzuni dhe Bajrami.
"Golat do shënohen nga Bajrami dhe Uzuni".
Lajmi kryesor:
HISTORIKE/ Kombëtarja 'qëndis' kuqezi flamurin evropian! Shqipëria mposht Poloninë 2-0 në 'Air Albania' dhe prenoton Euro 2024! Mësoni gjermanishten (VIDEO + FOTO)
S.DH//ReportTv.al