Lionel Messi

VIDEO/ Tifozët kundër Lionel Messit, Inter Miami humbet në miqësore! 'Pleshti' qeshi kur shoku humbi penalltinë

7 Shkurt, 16:36| Përditesimi: 7 Shkurt, 16:38

  • Share

Inter Miami me Lionel Messin është në një turne miqësor në Azi. Këtë të mërkurë skuadra nga SHBA u përball me Vissel Kobe në Tokio të Japonisë, aty ku pas barazimit 0-0, u mposht me penallti (5-3).

Messi në këtë duel luajti për 30 minutat e fundit, ndërsa tifozët kanë shfaqur revoltën e tyre në kanalet e komunikimit dhe kjo për sjelljen e yllit argjentinas. Në momentin e goditjes së penalltive, shoku i tij Taylor gaboi nga 11 metra larg, ndërkohë që Messi u pa duke qeshur.

Kaq ka mjaftuar që komentet negative për këtë moment të vërshonin në rrjet, me shumicën që ishin kundër kësaj sjellje të sulmuesit. "Respekt për fanellën që mban veshur, edhe pse miqësore. Kjo sjellje nuk është e hijshme as te amatorët", thonë disa nga komentuesit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?