Tifozët e Liverpool

VIDEO/ Tifozët e Liverpool-it janë makthi i Real Madridit, 'Galaktikët' mbeten pa fjetur në Angli

21 Shkurt 2023, 15:32| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 15:35

  • Share

Liverpool luan sot me Real Madridin në 21:00 për fazën e 1/8 në Champions League, duke përsëritur finalen e edicionit të shkuar të këtij kompeticioni. Miqtë nga Madridi zbarkuan në ishull qysh dje, teksa kanë kaluar një natë jo të qetë.

Për një gjë të tillë kanë menduar tifozët e Liverpool. Ultrasit janë mbledhur poshtë hotelit ku qëndronte skuadra e Real Madrid dhe kanë lëshuar një "arsenal" të plotë fishekzjarresh mëngjesin e sotëm. Për shumë minuta spektakli i mjeteve piroteknike duket se ka lënë pa fjetur lojtarët e Real Madrid.

Tifozët e Liverpool nuk e kanë për herë të parë një veprim të tillë, teksa në 2019 po në ndeshjen e Champions kundër Barcelonës e kanë përdorur këtë strategji, me Liverpool që në fund fitoi 4-0.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?