Tifozët e Rumanisë

VIDEO/ Thirrje kundër Kosovës mes Prishtinës, policia nxjerr nga stadiumi tifozët e Rumanisë

17 Qershor 2023, 21:05| Përditesimi: 17 Qershor 2023, 21:07

  • Share

Kosova dhe Rumania barazuan të premte 0-0 në "Fadil Vokrri" të Prishtinës, me ndeshjen që vlente për raundin e tretë kualifikues të Euro 2024 në grupin I. Megjithëse Dardanët shënuan me Zhegrovën, goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR.

Situata në stadium nuk ka qenë e qetë, me moldavët që kanë provokuar keq tifozët shqiptarë. Nga sektori i rumunëve vinin thirrje "Kosova është Serbi", me policinë që u detyrua të ndërhyjë dhe të nxjerrë tifozët jashtë "Fadil Vokrrit".

Dhjetëra anëtarë të grupit “Uniti sub tricolor” ishin në stadium, teksa policia i largoi nga stadiumi rreth dhjetë minuta para fundit të ndeshjes pasi nisën me provokime. Tifozët rumunë kanë hedhur gjithashtu disa mjete ndezëse, të cilat i kanë futur në stadium, pavarësisht numrit të madh të forcave të sigurisë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?