Festa e Teutës pas golit

VIDEO/ Teuta 'i çan rrjetën' Kukësit, e mund 1-0 dhe thellon krizën e verilindorëve

16 Shkurt, 18:06| Përditesimi: 16 Shkurt, 18:16

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të premte javën e 24-t. Në "Niko Dovana" të Durrësit, Teuta vendase fitoi 1-0 kundër Kukësit. Të besuarit e Edi Martinit rikthehen te tri pikët pas humbjes në Shkodër, duke shpresuar për të dalë nga zona e ftohtë e renditjes.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, paçka se rastet për gol nuk munguan. Duhej fillimi i fraksionit të dytë që sfida të "nxehej", me Teutën që shënoi gol me Peposhin në minutën e 51.

Ish-i i Kukësit nuk gaboi nga penalltia, teksa çau edhe rrjetën e portës që duket se në atë pjesë kishte një problem. Goli i pësuar bëri që Kukësi të shtynte në sulm, duke gjetur edhe golin e barazimit me Solodovnicov në të 58 minutë.

Festa e Kukësit zgjati pak pasi VAR anulloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Për t'u evidentuar edhe kartoni i kuq i Lamçes te Kukësi në minutën e 90+4'. Në fund të ndeshjes ishte Teuta që siguroi tri pikë duke marrë edhe vendin e tetë me 24 pikë në renditje.

Nga ana tjetër, Kukësi ka 14 ndeshje pa fitore dhe pëson disfatën e 13 sezonale. Me 19 pikë djemtë e Emiljano Çelës renditen të fundit, teksa trajneri nuk e ka shijuar ende pikën e parë në stolin e verilindorëve.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?