Pamje nga dëmtimet e tërmetit në Filipine

VIDEO/ Tërmet i fuqishëm 7.5 ballë godet ishullin e Filipineve, humb jetën një grua shtatzënë! Pritet cunami në Japoni

3 Dhjetor 2023, 15:04| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 15:05

  • Share

Një tërmet i fuqishëm 7.5 ballë ka goditur ishullin e dytë më të madh të Filipineve, Mindanao. BBC raporton se një grua shtatzënë ka ndërruar jetë, katër persona janë plagosur dhe nëntë të tjerë rezultojnë të zhdukur. 

Sekretari i Mbrojtjes Gilbert Teodoro tha se 529 familje janë prekur. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së mati lëkundjen e parë mbrëmjen e të shtunës me magnitudë 7.6 ballë, e ndjekur nga katër pasgoditje të mëdha që kaluan 6.0.

Instituti Filipine i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë mati tërmetin me magnitudë 7.4 dhe regjistroi të paktën 600 pasgoditje me magnitudë që varionin nga 1.4 në 6.2. 

Njerëzit në disa qytete jo shumë larg nga epiqendra e tërmetit u panë duke dalë me nxitim nga ndërtesat dhe duke qëndruar në zona të hapura. Në qytetin Butuan, pacientët u evakuuan nga një spital. Në komunën Hinatuan rreth 21 km nga epiqendra turma u mblodhën në qendrat e evakuimit. Zyrtarët e fatkeqësive atje po inspektojnë fshatrat për dëme dhe viktima.

Një zyrtar i fatkeqësive për qytetin Bilsig tha për AFP se nuk ka pasur raporte për dëme të mëdha në ndërtesa ose infrastrukturë deri më tani, por disa rrugë në qytet në provincën Surigao Del Sur u plasaritën gjatë tërmetit dhe pasgoditjeve. Në Japoni, në veri-lindje të Filipineve, valët e cunamit deri në 0.4 m (1.3ft) u vëzhguan më vonë në disa ishuj periferikë.

Dy kombet ishullore janë pjesë e "Unazës së Zjarrit" të Paqësorit një zonë me aktivitet të madh sizmik që ka një nga linjat më aktive në botë. Tërmetet e Mindanaos vijnë gati dy javë pasi një tërmet me magnitudë 6.7 goditi ishullin, duke vrarë të paktën nëntë persona, duke tronditur ndërtesat dhe duke shkaktuar shembjen e një pjese të tavanit të një qendre tregtare.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?