VIDEO/ Tensione në Kuvendin e Malit të Zi, ish-kryeministri Abazoviç për pak sa nuk u përplas fizikisht me një deputet

28 Nëntor 2023, 08:46| Përditesimi: 28 Nëntor 2023, 08:59

  • Share

Kuvendi i Malit të Zi u karakterizua nga tensione dhe përplasje, pasi ish-kryeministri Dritan Abazoviç për pak sa nuk u përplas fizikisht me deputetin Nikolla Zirojeviç. Pas incidentit, kanë ndërhyrë edhe deputetë të tjerë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës,

Tensioni arriti kulmin kur Zirojeviç, duke iu drejtuar kolegëve të tij në Kuvend, sugjeroi që një deputeti që shpreh sjellje agresive t’i jepej qetësues Bensedin. Më pas erdhi reagimi i Abazoviçit.

Zirojeviç i kërkoi Abazoviçit të largohej nga salla e kuvendit, duke sugjeruar një konflikt të mundshëm fizik, raporton gazeta malazeze Vijesti.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Izmir: 28/11/2023 09:02

    Gjak Shqiptari! Dritani mos është bashkpuntor me grupin e non gratës?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?