Kylian Mbappe

VIDEO/ Të gjithë me kokën ulur, Kylian Mbappe bën liderin në dhomat e zhveshjes gjatë pushimit! Si ndryshoi Franca në pjesën e dytë kundër Argjentinës

22 Dhjetor 2022, 15:59| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 16:00

  • Share

Franca humbi finalen kundër Argjentinës në Botërorin e Katarit, megjithatë në pjesën e dytë pati një ndryshim drastik të "Gjelave". Me dy gola të pësuar në pjesën e parë, Franca duket e shokuar në dhomat e zhveshjes. Në një video që po qarkullon në kanalet e komunikimit, lojtarët e Francës duken me kokën poshtë teksa vetëm Mbappe po karikon grupin.

“Është loja e jetës sonë. Kjo është vetëm çdo 4 vjet. Nuk mund të bëjmë më keq se në këtë pjesë të parë. Ne kthehemi në fushë dhe mund të përmbysim gjithçka. Djema çfarë do bëjmë në pjesën e dytë, kemi bërë një ndeshje të dështuar", thotë Mbappe mes të tjerash.

Në pjesën e dytë në fushë u duk një Francë tjetër, me Mbappe që shënoi dopietë dhe e dërgoi ndeshjen në shtesë. Franca u mposht në finale nga penalltitë, ndërsa Mbappe është lider jo vetëm në fushën e lojës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?