Goli i Tornike Akhvlediani

VIDEO/ Tallet me kundërshtarët në Gjeorgji, sulmuesi heq fanellën para se të shënojë! Ndëshkohet nga arbitri

6 Shtator 2023, 10:25
  • Share

Ndodh edhe kështu. Në ligën elitare të Gjeorgjisë, sulmuesi Tornike Akhvlediani regjistroi emrin e tij në listën e golashënuesve në minutën e 95-të. Deri këtu gjithçka në rregull, por 24-vjeçari përpara se të shënonte golin hoqi fanellën, teksa më herët kishte shmangur edhe portierin.

Për javën e 23-të të Erovnuli Liga, skuadra e Samtredis ishte më e saktë në transfertë, duke fituar 1-3 me Dila Gori. Ishte pikërisht Tornike Akhvlediani që në fundin e lojës shënoi golin e tretë për miqtë, duke bërë edhe gjestin që ka marrë vëmendjen e medieve.

Pas veprimit të bërë dhe golit të shënuar, arbitri i ndeshjes e ndëshkoi sulmuesin me karton të verdhë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?