Protesta në një dyqan të Zarës

VIDEO/ 'Tallen me vdekjet në Gaza', zemërim për fushatën e ‘ZARA’, aktivistët protesta e thirrje për bojkot! I vënë kyçin dyqanit në Skoci

14 Dhjetor 2023, 22:28| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 22:41

  • Share

Dyqanet e Zarës, në mbarë botën po përballen me protesta pro palestineze. Shkak u bë fushata reklamuese e markës së njohur, imazhet e të cilës, ngjasonin me fotot e kufomave në Gaza.

Një nga fotot që ngjalli më shumë debate, ishte e një modeleje që mbante një manekin të mbështjellë më të bardhë, foto që ngjason me atë të një nëne në Palestinë, që mbante në krah fëmijën e vrarë.

Një dyqan Zara në Skoci u detyrua të mbyllej mëngjesin e sotëm pasi u vu në shënjestër nga aktivistët pro-palestinez të cilët pretenduan se 'tallet me vdekjet në Gaza'.

Dyqani në rrugën Buchanan, Glasgow u përball me një grumbull njerëzish duke valëvitur flamujt dhe pankartat siç shihet në video në mediat sociale.

Zara tërhoqi imazhet dhe dje lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se "i vjen keq për keqkuptimin", duke shtuar se fushata u konceptua në korrik dhe u xhirua në shtator, një muaj para shpërthimit të konfliktit. 

Kjo nuk është hera e parë që Zara është kritikuar për çështjen e Palestinës.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artan: 15/12/2023 02:42

    Duket qe keta qe protestojne jane skoceze 24-karatsh, ashtu si edhe kryeministri i Skocise qe donte ti merrte halldupet ne shtepine e vet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?