Momenti i takimit

VIDEO/ Takimi i vrazhdë në Bruksel, ministri i Ugandës injoron Von der Leyen, takon vetëm Macron dhe Michel! Presidenti francez ‘i kujton’ praninë  e presidentes së KE

20 Shkurt 2022, 14:30| Përditesimi: 20 Shkurt 2022, 14:32

  • Share

Një takim aspak etik dhe të vrazhdë ka zhvilluar ministri i jashtëm i Ugandës, Abubakhar Jeje Odongo në Bruksel, ku bëri sikur nuk e pa presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe ka takuar vetëm kreun e Këshillit të BE-së Charles Michel dhe Presidentin francez Emmanuel Macron gjatë një pritjeje. Pata takimit dhe bërjes së fotos, ka qen presidenti francez Macron që i ‘ka kujtuar’ praninë e presidenten Von der Leyen, i cili vetëm e përshëndeti me kokë pa i dhënë dorën.

I njëjti precedent ka ndodhur edhe në prill 2021 kur Von der Leyen  u la mënjanë nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan  gjatë një takimi duke e ulur tepër larg, ndërsa kolegu i tij Michel ishte ulur pranë tij në një karrige.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?