Cristiano Ronaldo

VIDEO/ 'Takat' në kokën e portierit, Cristiano Ronaldo falet nga arbitri! Sulmuesi ishte për karton 'të zi'

9 Shtator 2023, 14:05
  • Share

Portugalia fitoi dje 0-1 kundër Sllovakisë në Bratislavë, për grupin J kualifikues të Euro 2024. Goli i Bruno Fernandes në të 43 minutë ishte deçiziv për luzitanët, që siguruan kështu tri pikë në transfertë.

Për t'u përmendur në këtë duel është edhe ndërhyrja e Cristiano Ronaldos kundër portierit vendas, Dubravka. Në të 62 minutë, në zhvillimet e një sulmi për portugezët, CR7 ndoqi topin dhe për pak ia ndali këpucët e sportit në fytyrë portierit.

Vetëm karton të verdhë për sulmuesin, që pas kontrollit të rastit me VAR u pa se këmba kishte kapur topin. Për fat asgjë serioze për portierin, që mund të kishte pasoja të rënda nga një ndërhyrje me intensitet të lartë. Dyshja sezonin e shkuar kanë qenë bashkë te Manchester United për pak muaj. Portugalia kryeson grupin J me 15 pikë në 5 ndeshje.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?