Mirlind Daku dhe goli i shënuar

VIDEO/ Sylvinho s'e ftoi në Kombëtare, Mirlind Daku i përgjigjet me gol dhe asist në Rusi

31 Mars, 16:45| Përditesimi: 31 Mars, 16:55

  • Share

Mirlind Daku ka gjetur golin e pestë në Rusi me Rubin Kazan. 26-vjeçari i Kombëtares është rikthyer të jetë protagonist për të tijtë, me Rubin që e mbylli në avantazh 2-0 pjesën e parë kundër Akhmat Grozny.

Mirlind Daku asistoi në minutën e 12-të për Randjelovic, me vendasit që morën epërsinë. Në të 35 minutë sulmuesi kërceu mbi të gjithë në zonë dhe e stampoi sferën në shtyllë, teksa në topin e kthyer mposhti për herë të dytë gardianin Shelia.

Ftesa e munguar në grumbullimin e fundit nga Sylvinho duket se ka dhënë efekt, me Dakun që është "rindezur" në kërkim të një fanellë për në Euro 2024 me Shqipërinë.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?