Goli i Arbër Hoxhës

VIDEO/ Sylvinho e ka në plane dhe Dinamo e Zagrebit ofron 1 milionë euro, Arbër Hoxha mrekullon me golin në Kroaci

10 Dhjetor 2023, 20:53| Përditesimi: 10 Dhjetor 2023, 20:55

  • Share

Arbër Hoxha shënoi golin e katërt këtë sezon në elitën e futbollit kroat. Për raundin e 18-të, Slaven Belupo fitoi 2-4 në udhëtim me Rijekan. Një nga golat e skuadrës fituese e shënoi edhe 25-vjeçari shqiptar.

Në ndeshjen e 17 këtë sezon, sulmuesi anësor mori një pasim fantastik në minutën e 85-të nga Caimacov, për t'ia hedhur portierit me parabol mbi kokë. I lindur në Gjermani dhe i dalë nga moshat e Prishtinës, Hoxha ka luajtur për Ballkanin dhe është aktivizuar edhe në tre takime për Kosovën.

Së fundmi ai u pajis me pasaportë shqiptare duke qenë një kandidat për në Kombëtaren e Sylvinhos. Forma e tij e mirë tërhoqi vëmendjen e Dinamos së Zagrebit, që janë gati të ofrojnë 1 milionë euro. Veç Dinamos, edhe Ferencvaros në Hungari ka shprehur interes për të.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?