VIDEO/ Supergoli i Pellegrinit dhe rrjeta e Barellas si kapiten! Italia shkëlqen me Ekuadorin, Spalletti: Jemi të bashkuar

25 Mars, 14:00| Përditesimi: 25 Mars, 16:15

  • Share

Italia ka fituar edhe miqësoren e dytë në SHBA, por ndryshe nga ndeshja e parë 2-1 kundër Venezuelës, ndaj Ekuadorit pëveç rezultatin 2-0 bindi edhe loja e ‘axurrëve’. Spalletti befasoi në këtë përballje që në momentin kur në fushë hodhi 11 lojtarë të ndryshëm nga 4 ditë më parë.

Debutim absolut, si titullarë për portierin Vicario dhe mbrojtësin Bellanova, ndërsa kundër Ekuadorit kapiten ishte Barrela. Për të parë golin e parë u deshën vetëm 3 minuta, ndërsa autor ishte mesfushori Pellegrini, i cili realizoi në mënyrë të jashtëzakonshme.

Rrugën e rrjetës si kapiten e gjeti edhe Barella, mesfushori i Interit, i cili në shtesë vulosi shifrat përfundimtare. Pas kësaj miqësoreje, për Italinë që është në grup me Shqipërinë në Europa 2024, Barella ishte shumë optimist teksa deklaroi që ‘një grup i ri dhe i talentuar po lind’.

Mjaft i kënaqur pas ndeshjes ishte edhe Spalletti, të cilin e kënaqtë me shumë fakti se Italia luajti si një grup i bashkuar. Pozitivisht qëndrimin në SHBA të kombëtares italiane e vlerësuan edhe mediat e specialistët në gadishullin apenin.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?