VIDEO/ Supergol nga Rey Manaj, sulmuesi barazon Icardin dhe prenoton ftesën në Kombëtare

9 Mars, 13:11| Përditesimi: 9 Mars, 21:13

  • Share

Rey Manaj ka shënuar golin e 19 sezonal në Turqi dhe të 15-in me fanellën e Sivasspor në Superligën e këtij vendi.

Për raundin e 29 në elitën turke, lushnjari barazoi 1-1 sfidën kundër Alanyaspor në minutën e 64 me një supergol nga goditja e dënimit.

Me Sivasspor në disavantazh, 27-vjeçari u kujdes të barazonte rezultatin dhe të gjente golin e 15-të në Superligë, aq gola sa ka edhe Icardi i Galatasaray. 

Forma e mirë e bën Manajn sulmuesin shqiptar me më shumë gola dhe një ftesë nga Sylvinho për në Kombëtare është thuajse e sigurt.

Ora 21:10
FOTO/ Rey Manaj 'për heqje patente', supergoli në Turqi kapi shpejtësinë 135 km/orë

Rey Manaj shënoi golin e 19-të sezonal dhe të 15-in në Superligën turke të futbollit. Paçka se ekipi i tij Sivasspor humbi 1-2 kundër Alanyaspor, sulmuesi i Kombëtares ia doli të barazonte Mauro Icardin në listën e golashënuesve. Sipas medieve turke "predha" e lushnjarit kapi shpejtësinë e 135 kilometrave në orë. Mirë që Manaj nuk ndërron sport pasi me këtë shpejtësi mund t'i "hiqej patenta".

 

Nota 7.1 për Manaj në këtë duel
M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?