Foto nga stuhia në Antalia, Turqi

VIDEO/ Stuhitë në Antalia shkaktojnë probleme në zonën bregdetare

27 Nëntor 2023, 12:38| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 12:51

  • Share

Valë të larta prej disa metrash, të shkaktuara nga stuhitë në Antalia, dëmtuan anijet dhe shkaktuan ndërprerje të transportit në rajonin e njohur turistik turk.

Kushtet e motit në rajon ndikuan negativisht në jetën e përditshme në qytet.

Për shkak të dallgëve të shkaktuara nga stuhia, një varkë në Marina u përmbyt dhe shumë të tjera u dëmtuan, raporton media turke Anadolu.

Krahas kësaj, dallgët kanë mbërritur edhe në rrugë, ndërsa qarkullimi në bulevardin Akdeniz është zhvilluar me një korsi në disa pika.

Ekipet e policisë paralajmëruan ata që shëtisin përgjatë bregdetit të jenë të kujdesshëm. Për shkak të stuhisë, në plazhe shihen pak turistë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?