Spiralja e shfaqur në Alaskë

VIDEO/ Spiralja misterioze mahnit spektatorët e Aurorës Polare në Alaskë

19 Prill 2023, 08:34| Përditesimi: 19 Prill 2023, 09:11

  • Share

Një spirale blu misterioze që i ngjan një galaktike u shfaq mbi Alaskë. Të apasionuarit pas fenomenit “Aurora Borealis”, i njohur ndryshe si dritat veriore, patën fatin të shohin këtë spektakël për disa minuta në qiellin e Alaskës. Spiralja lëvizëse u shfaq mëngjesin e së shtunës dhe i habiti të gjithë ndërsa po lëvizte në drejtim të tyre.

"Ajo u bë gjithnjë e më e madhe," tha fotografi Todd Salat  për Anchorage Daily Neës.

“Nuk e kisha idenë absolutisht se çfarë ishte… Do të thosha se kjo ishte ndoshta gjëja më e çuditshme që kam parë ndonjëherë në jetën time.”

Fotot e fenomenit të pazakontë qarkulluan me shpejtësi në internet, ndërsa njerëzit shpesh thonin se ishte një galaktikë që po i afrohej tokës. Por në fakt, ekspertët besojnë se spiralja lëvizës është krijuar nga lëshimi i një rakete të SpaceX për shkak të derdhjes së lëndës djegëse.

Në disa raste, raketat kanë karburant të tepërt që duhet të hidhet, thotë fizikanti i hapësirës Don Hampton, profesor në Institutin Gjeofizik të Universitetit të Alaskës në Fairbanks.

Ai i thotë se kur derdhja e karburantit bëhet në lartësi të mëdha, lënda djegëse kthehet në akull.

“Kur kjo ndodh nën rrezet e diellit, dhe toka është e mbuluar nga errësira, mund të shihet një lloj reje e madhe, dhe në disa raste që rrotullohet”.

Megjithëse nuk shihet shpesh, Hampton tha se ka parë dukuri të tilla tre herë. Raketa e SpaceX u lëshua mbrëmjen e së premtes nga baza e Forcave Hapësinore Vandenberg në Kaliforni me rreth 25 satelitë në bord.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?