Pamje nga apartamenti ku shqiptarët kultivonin kanabis

Spanjë/ Kultivonin kanabis në magazina dhe apartamente, shpërbëhet grupi i shqiptarëve, 21 të arrestuar (VIDEO)

5 Tetor 2023, 20:50| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 21:03

  • Share

Autoritete spanjolle kanë shpërbërë një grup kriminal shqiptarësh këtë javë të cilët kontrollonin dhjetëra plantacione kanabisi përgjatë bregdetit katalanas, nga El Masnou në Miami Platja. Në pranga ranë 21 persona, duke përfshirë drejtuesit e organizatës dhe anëtarët më të ulët.

Sipas autoriteteve spanjolle përgjegjësi i grupit ishte një burrë me kombësi shqiptare, i cili prej vitesh jetonte në një apartament në Salou, i cili posedonte sasi të mëdha parash të cilat nuk mund t’i shpenzonte në prona, por këto para i investonte për veshje me marka të shtrenjta, bizhuteri dhe automjete luksoze, raporton agjencia e lajmeve es.ara.

Sipas hetimeve policore thuhet se një pjesë e madhe e tyre ishin shqiptarë që kishin udhëtuar drejt Katalonjës për tu kujdesur për plantacionet e drogës. Raportohet se anëtarët e grupit ruheshin nga autoritetet dhe grabitjet e mundshme duke instaluar kamera në çdo plantacion dhe duke vendosur detektorë lëvizjeje, duke përdorur  kamionë për të shpërndarë drogën në vendet e Evropës

"Është operacioni më i rëndësishëm i vitit nga Garda Civile në Katalonjë në luftën kundër trafikut të marijuanës", tha kapiteni Héctor, kreu i Njësisë Organike të Policisë Gjyqësore të Tarragona. 

 

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?