Sevilla 3-2 Real Sociedad

VIDEO/ Sociedad pa busull, Sevilla e mposht 3-2

2 Mars, 16:09| Përditesimi: 2 Mars, 19:04

  • Share


Me ekipin më të mirë në fushë, Sevilla shënoi dy gola të shpejtë me En Nesyri në minutat 11-të dhe 13-të, para se Andre Silva me penallti të shkurtonte shifrat në fundin e pjesës së parë dhe t'i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-1.

Në fraksonin e dytë ishte Sergio Ramos që shënoi 3-1 për Sevillan, teksa goli i Mendez në 90+2' shërbeu sa për statistika. Me këto tri pikë Sevilla ngjitet në kuotën e 27 pikëve për vendin e 14-të, ndërsa Sociedad me 40 pikë mbetet në vendin e shtatë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Real Madrid ndalet në "Mestalla", Sevilla mposht Sociedadin dhe 'merr frymë' në La Liga


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?