Giacomo Vrioni

VIDEO/ 'Sms' për Sylvinhon, Giacomo Vrioni shënon gol fitoreje në SHBA

31 Gusht 2023, 09:26
  • Share

New England Revolution fitoi 1-0 me New York Red Bull për javën e 25-të në MLS amerikane të futbollit. Ndeshja u vendos në minutën e 30-të të pjesës së parë me gol të Giacomo Vrionit.

Sulmuesi i Kombëtares mori një pasim fantastik nga Kaye dhe pas afro 50 metrave sprint, rregulloi topin dhe me një goditje me të majtën e ndali sferën në rrjetë.

Goli ishte vendimtar për vendasit, që falë Vrionit dolën me tri pikë nga një ndeshje që në fushë ishte e vështirë. Sulmuesi shënon kështu golin e gjashtë këtë sezon në SHBA, duke i dërguar "sms" trajnerit Sylvinho në prag të ndeshjeve që Kombëtarja kuqezi luan për kualifikueset e Euro 2024.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?