Skuadra ukrainase dhe sherri me ekipin rus

VIDEO/ Skuadrat ruse dhe ukrainase takohen në hotel, plas grushti mes futbollistëve

14 Shkurt 2023, 16:35| Përditesimi: 14 Shkurt 2023, 16:34

  • Share

Skuadrat e futbollit, Minaya nga Ukraina dhe rusët e Shinnik Yaroslavl janë takuar në një hotel në Turqi për fazën përgatitore dhe mes futbollistëve nuk kanë munguar grushtet.

Ukrainasit e Minaya kishin kërkuar nga menaxherët e hotelit që mos kishte ekipe ruse në të njëjtat ambiente, teksa për shkak të tërmeteve që goditën vendi situata u bë kaotike dhe u desh që dy skuadrat të ndanin ambiente të njëjta.

Situata e brendshme çoi në një konflikt. Një nga lojtarët ukrainas i tërhoqi vërejtjen një rusi që po sillej në mënyrë të pahijshme ndaj stafit të hotelit. Anëtari i Shinnik Yaroslavl kishte pirë dhe ishte i pasjellshëm.

Futbollisti rus nuk nguroi të vijonte sjelljen e keqe dhe u përlesh me një nga futbollistët ukrainas të Minayas, raporton gazetari sportiv Roman Bebekh. Kur futbollistët u munduan të qetësoheshin, situata u bë më e rëndë, me lojtarët që u përleshën masivisht në hotel.

Pas kësaj situate, klubit rus iu kërkua që të linte hotelin. Duket se konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës vijon edhe mes skuadrave të futbollit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?