Përleshja e tifozëve ultras

VIDEO/ Skena lufte në 'Olimpico', tifozët e Romës dhe Lazios përplasen masivisht në derbi

11 Janar, 10:42| Përditesimi: 11 Janar, 14:51

  • Share

Lazio fitoi 1-0 me Romën në çerekfinalen e Kupës së Italisë dhe vijon më tej në këtë event. Në "Olimpico" policia dhe siguria nuk e patën të lehtë dje në mbrëmje të menaxhonin tifozët.

Mes ultrasve të Lazios dhe Romës pati një përleshje të madhe në shkallët e stadiumit. Të dyja palët hodhën flakadanë dhe sende të forta në drejtim të njëri-tjetrit, duke rrezikuar edhe shëndetin e shumë personave.

Tifozët ia dolën të kalonin sigurinë dhe të fusnin në stadium shumë flakadanë dhe sende të forta, me skenat në Romë që ishin të ngjashme me një luftë. Për fat të mirë nuk njoftohet për të lënduar rëndë. Kujtojmë se dueli mes tyre është një ndër më të fortët në botë, kjo edhe për shkak të përplasjes mes tifozëve.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?