Futbollisti Josue me pranga në duar

VIDEO/ Skandal në CL, policia holandeze arreston dy lojtarët e Legia-s së Varshavës! Presidenti dhe futbollistët përleshen me sigurinë

6 Tetor 2023, 11:29| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 11:40

  • Share

HOLANDË - AZ Alkmaar fitoi mbrëmjen e djeshme 1-0 ndaj Legias së Varshavës në ndeshjen e fazës së grupeve në Conference League, megjithëse ishin ngjarjet pas ndeshjes që bënë xhiron e medieve.

Dy lojtarë të Legias, Josue dhe Radovan Pankov u arrestuan dhe kaluan natën në një burg të Amsterdamit, ndërsa presidenti i klubit, Dariusz Mioduski dhe anëtarë të tjerë të stafit u përfshinë në një përleshje me sigurinë.

Skenat tronditëse kanë ndodhur pas ndeshjes teksa lojtarët dhe stafi i Legias tentuan të dilnin nga stadiumi. Një grindje mes Legias dhe personelit të sigurisë çoi në arrestimin e Josue dhe Pankov. Videoja e postuar në rrjetet sociale nga gazetari polak Piotr Kamieniecki tregon sulmuesin portugez Josue duke u shoqëruar në pranga nga policia holandeze.

Mediat holandeze kanë raportuar gjithashtu për sjellje të dhunshme dhe të padisiplinuara nga mbështetësit e Legias. Sipas De Telegraaf, tifozët miq thyen një nga portat e hyrjes së stadiumit, me policinë që nuk ishte e gatshme për t'i ndaluar ata.

Sipas raportit, njëri nga oficerët ka humbur ndjenjat. Zyrtari i shtypit i policisë zbuloi se disa pjesëtarë të tifozëve të Legia-s ishin paraqitur pa bileta. Sipas rregulloreve, tifozët pritej të merrnin biletat në një vend të veçantë përpara se të dërgoheshin në stadiumin e Alkmaar me autobus.

Në gjithë këtë incident janë përfshirë edhe dy lojtarët shqiptarë të Legia-s, Muçi dhe Çelhaka.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?