VIDEO/ Skafi i trafikantëve të drogës përplas varkën e rojeve bregdetare spanjolle, vdesin 2 policë! Dëgjohen brohorima

12 Shkurt, 11:46| Përditesimi: 13 Shkurt, 01:10

  • Share

Tetë persona janë arrestuar pasi dy roje bregdetare spanjolle u vranë dhe dy të tjerë u plagosën kur varka e tyre e patrullës u përplas nga një skaf i drejtuar nga të dyshuar për kontrabandë droge në portin jugor të Barbate. Ngjarja e rëndë u shënua të premten e javës së kaluar, 9 shkurt 2024.

Një video që qarkullon online tregon sesi skafi me shpejtësi hipën mbi mjetin e vogël të dy rojeve e cila më pas merr flakë.

“Videot e publikuara e bëjnë edhe më të tmerrshme atë që ndodhi, pasi në të dëgjohen njerëzit që brohorasin vrasësit dhe qeshin me rojet civile, të cilët me mjetet e tyre të dobëta humbin jetën ndërsa përpiqen të përmbushnin detyrën e tyre: të parandalojnë trafikun e drogës thekson Shoqata e Unifikuar e Gardës Civile, për të cilën “vrasja mizore e dy rojeve kërkon një përgjigje të menjëhershme dhe me forcë nga Ministria e Brendshme dhe dorëheqjen e kreut aktual të saj”.

Gjashtë nga të arrestuarit ishin anëtarë të ekuipazhit në skaf. Të arrestuarit janë të moshave 21 – 28 vjeç dhe njihen si persona me precedent penalë në trafikun e drogës, sulmet ndaj punonjësit të rendit, plagosje, krime kundër pronës dhe pastrim parash. Dy të arrestuarit e tjerë kishin udhëtuar me makinë në qytetin e Sotograndes për të marrë ngarkesën me drogë.  Nga përplasja me motoskafin e trafikantëve kanë mbetur të plagosur dhe 2 roje të tjera

Ngjarja e rëndë ka shënuar një moment historik në luftën kundër trafikut të drogës në Spanjën jugore dhe shoqatat e Gardës Civile po bëjnë thirrje për dorëheqjen e ministrit. Ndërkohë vdekja e dy rojeve te Gardec Civile ka rihapur debatin për mungesën e burimeve logjistike që kanë autoritetet për të luftuar kundër bandave të dedikuara për trafikun e drogës në Ngushticën e Gjibraltarit. Gjithashtu u është përcjellë dhe një mesazh i fortë autoriteteve politike "Mos vini në varrim nëse nuk na jepni mjetet."

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?