Momenti i golit të Vrionit

VIDEO/ Shtrin portierin në tokë, Giacomo Vrioni gol për 'kornizë' në SHBA

13 Korrik 2023, 09:26
  • Share

New England Revolution fitoi 2-1 me Atlanta United për javën e 22-të në MLS amerikane të futbollit. Protagonist në këtë duel ishte edhe sulmuesi i Kombëtares, Giacomo Vrioni. Vendasit morën tri pikë me vlerë, duke shkuar në vendin e dytë në renditje.

Ndeshja nisi mirë për England, që shënuan me Polster në minutën e katërt të ndeshjes. Vetëm pesë minuta më pas, pikërisht në të 9' ishte sulmuesi i Kombëtares që shtriu përtokë portierin kundërshtar me një lëvizje të bukur, duke dërguar topin në rrjetë.

Aksion dhe gol me të vërtetë i bukur nga Vrioni, që rikthehet të shënojë pas një muaji e gjysmë. Në 18 ndeshjet e këtij sezoni, Vrioni ka shënuar pesë gola teksa ka luajtur vetëm 647 minuta edhe për shkak të një dëmtimi.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?