VIDEO/ Shqiptarja nga Kosova 'rrëmben' zemrën e Rita Orës në 'The Voice Australia', këngëtarja e përshëndet në shqip: Zemër si je?

16 Gusht 2023, 10:31| Përditesimi: 16 Gusht 2023, 16:06

  • Share

Njëra në majat e skenave botërore, ndërsa tjetra në hapat e parë të një karriere të ndritur. Dy vajzat shqiptare, Sihana Haxhnikaj dhe këngëtarja e njohur Rita Ora ‘vodhën’ audiencën e “The Voice Australia”, teksa përshëndetën njëra-tjetrën në shqip.

Sihana Haxhnikaj është shqiptarja nga Kosova që performoi së fundmi në audicionin e 'The voice Australia'. 16-vjeçarja solli në skenën e kompeticionit të njohur të këngës, hitin e yllit të pop-it Miley Cyrus 'Nothing Breaks Like A Heart', me të cilën arriti të merrte jo vetëm pëlqimin e publikut por edhe të këngëtarës nga Kosova Rita Ora e cila në rolin e jurisë zgjodhi të shtypte pulsantin për të bërë pjesë të grupit të saj Haxhnikaj.

Reagimi i Orës kur kuptoi se 16-vjeçarja është më origjinë nga Kosova, ishte epik. Ora e përshëndeti në shqip mes anëtarëve të jurisë dhe publikut.

Rita Ora, e cila nuk ka lënë asnjëherë pa përmendur Shqipërinë e Kosovën sa herë që i është dhënë rasti, e përshëndeti në shqip 16-vjeçaren, mes anëtarëve të jurisë dhe publikut.

'Zemër si je?', e përshëndeti ajo në shqip, teksa e përgëzoi për performancën dhe vokalin e jashtëzakonshëm.

 

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Soni: 16/08/2023 23:28

    Shume e embel dhe e ngrohte ne komunikim. Bravo Rita, yll prej verteti!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?