Heidi Baçi, babai i saj Genti dhe aktori italian Massimiliano

VIDEO/ Babai shqiptar nxjerr vajzën nga shtëpia e "Grande Fratello", Itali! E kritikoi për pëlqimin ndaj aktorit 20 vjet më të madh

17 Tetor 2023, 21:41| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 07:58

  • Share

Aventura e 26-vjeçarjes shqiptare, Heidi Baçi në ‘Big Brother Italia’ ka përfunduar. Sipërmarrësja e re, e cila ishte një nga më të pëlqyerat e këtij sezonin, ka braktisur spektaklin dhe vendimin për këtë e ka marrë në orët e vona të së martës, pasi takoi babain e saj në episodin e mbrëmjes.

Babai i shprehu vajzës së tij të gjithë zhgënjimin, por edhe të familjes për marrëdhënien e saj me konkurrentin Massimiliano Varrese, i cili ishte 21 vite më i madh.

‘Nihem i shkatërruar, mami nuk të shikon më! Ai është një burrë i madh sa unë, që së shpejti do të dalë në pension! Unë nuk të njoh më. Nuk do të lejoj njeri të shkelë dinjitetin e vajzës sime dhe ta bëjë nënën tënde të ndihet keq. I kam premtuar se do të të marr në shtëpi që sonte'.- ishin fjalët e Gentit, babait të Heidit të cilat ia tha vajzës gjatë spektaklit.

Të dy u përqafuan emocionalisht dhe vajza i thotë se tashmë i ka dhënë fund lidhjes me Massimilianos.

Ky i fundit tha se ‘Heidi ka frikë nga babai i saj’. Heidi pati edhe një përballje të fundit me aktori 47-vjeçar, Massimilianon.

 “Pas akuzave kaq të rënda është më mirë të heshtësh. Tani e kuptoj se kujt ia kishe frikën Heidi dhe nuk jam unë”, – i tha aktori duke lënë të kuptohet se vajza është shumë e frikësuar nga babai i saj.  Vajza iu përgjigj se nuk ka frikë nga gjykimi i të atit, por publiku nuk është e bindur për fjalët e saj.

Çështja u duk se përfundoi ashtu, por sapo u kthye tek banorët e tjerë, Heidi shpërtheu në të qara. 

“U bëra lëmsh. Më duhet të dal, mami është sëmurë. Unë jam e shqetësuar për të”,- tha vajza mes lotësh.

“Dua ta braktis programin. Nëse nëna ime nuk më shikon më, do të thotë se është shumë e sëmurë”,- i përsëriti ajo Alfonso Signorinit.

Për ta qetësuar, ai i premtoi se do ta vërë në kontakt me nënën e saj sa më shpejt të jetë e mundur. Pavarësisht fjalëve ngushëlluese, gjatë natës 27-vjeçarja shqiptare vendosi të largohet nga shtëpia e “Big Brother’.

 
M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pet,: 18/10/2023 11:42

    Epo o Albanezo , ajo corbe ate shije ka patur gjithmone. Apo kujtove qe do e fejoje me ndonje bukurosh me para?. Pisa njerez qe per para shisni nderin dhe familjen.

    Përgjigju
  • Emigrant: 18/10/2023 07:38

    Pse e le cupen te hynte tek ky format i degjenerimit dhe tani bene sikur je fanatik Tani prit te verteta dhe te pa verteta ne andres te vajzes Te isha ne vend tend nuk e lejoja vajzen te hynte jo per fanatizem por per emrin e keq qe ka ky program si ne itali ashtu dhe shqiperi

    Përgjigju
    • Imigranti: 19/10/2023 08:30

      Perse ti kujton se cupa e pyet kur eshte jashte kete? Sa show te tilla private do kete kaluar ajo perpara se te hyje ketu ohuuu. Eshte jeta e saj dhe ben si te doje nuk paragjykohet. Problemi qendron se edhe ketyre lloj prinderve ju pelqen te behen pjese e ketyre TV show te peshtira.

    • Or tej: 18/10/2023 09:46

      Populli i rendome gjithe diten ato programe televizive sheh or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?