Moment nga ndeshja

VIDEO/ 'Shqiponjat nisin fluturimin', Nigeria në finalen e Kupës së Afrikës! Kalon Afrikën e Jugut pas 120 minutave dhe penalltive

7 Shkurt, 20:58| Përditesimi: 7 Shkurt, 21:07

  • Share

Bregu i Fildishtë - Nigeria është finalistja e parë e Kupës së Afrikës në futboll. "Shqiponjat" nuk e patën të lehtë kundër Afrikës së Jugut, teksa ndeshja pas 90 minutave u mbyll 1-1, për t'u vendosur pas shtesës prej 30 minutash dhe penalltive.

Dueli u zhbllokua në minutën e 67 nga Ekong me penalltinë e fituar nga Osimhen. Duhej fundi i lojës që Mokoena të vendoste ekuilibrat për 1-1 po nga 11 metra.

Në shtesën prej 30 minutash, Afrika e Jugut mbeti me dhjetë lojtarë, kjo pas faullit të Kekana. Duhej që dueli të vendosej nga penalltitë, me Nigerinë që triumfoi 4-2 nga pika e bardhë dhe që pas vitit 2013 është sërish në finalen e Kupës së Afrikës. Bregu i Fildishtë dhe Republika Demokratike e Kongos do diskutojnë gjysmëfinalen, për të mësuar finalistin e dytë.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?