Goli i Muçit

VIDEO/ Shpëtimtari që erdhi nga stoli, Ernest Muçi 'vrasës' brenda zonës! Mban në lojë Legian evropiane

11 Gusht 2023, 09:46| Përditesimi: 11 Gusht 2023, 09:47

  • Share

POLONI - Legia e Varshavës humbi 1-2 në Poloni kundër Austrisë së Vienës, për ndeshjen e parë në turin e tretë të Conference League. Vendasit iu falën golit të Ernest Muçit në fundin e ndeshjes, duke qenë ende në garë për të rikthyer rezultatin në ndeshjen e dytë në Austri, që zhvillohet të enjten që vjen.

Me Legian që po humbiste 0-2 në pjesën e parë, trajneri i polakëve, Runjaic hodhi në fushë Ernest Muçin në minutën e 60-të. Sulmuesi i Kombëtares i shpërbleu besimin trajnerit, duke shënuar golin e vetëm për polakët në minutën e 87-të.

Një krosim nga Baku bëri që 22-vjeçari të kërcente në zonë dhe me një goditje të bukur me kokë dërgoi sferën në rrjetë, duke çuar në festë të pranishmit.

Me golin e parë sezonal, Muçi i dërgon "sms" trajnerit për ta nisur ndeshjen e kthimit nga minuta e parë. Tanimë Legia do provojë kalimin më tej, të enjtën që vjen në Austri.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?