VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm misterioz në Oksford, pamjet bëhen virale

2 Tetor 2023, 22:10| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 22:41

  • Share

Një shpërthim i madh është regjistruar në Oksford të Britanisë mbrëmjen e së hënës. Shpërthimi është regjistruar nga banorët, të cilët kanë shpërndarë pamjet e zjarrit në rrjetet sociale.

Banorët e zonës raportojnë se në momentin e shpërthimit kanë pasur ndërprerje të energjisë elektrike.“Unë mendoj se është një zjarr i shkaktuar nga goditja e rrufesë që kaloi”, shkroi një dëshmitar.

Kurse një dëshmitar tjetër shkroi se ata kishin dëgjuar një zhurmë të fuqishme si të ishte një bubullimë, ku më pas shtëllungat e tymit të zjarrit e kishin bërë qiellin gri, raporton agjencia e lajmeve britanike wales.

“Dëgjuam një zhurëm si bubullimë dhe pamë zjarr nga larg. Qielli u pushtua nga tymi dhe u kthye në ngjyrën gri", shkroi një tjetër dëshmitar në X.

Kjo vjen pasi stuhia përfshiu zonën në mbrëmje ndërsa Zyra Meteorologjike lëshoi paralajmërin të verdhë për situatën e motit. 

Explosion North-West of Oxford. pic.twitter.com/d7ypIdvs2m

— Knocker (@Knocker) October 2, 2023

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?