Pamje nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi

VIDEO/ Shpërthen vullkani në Indonezi, 11 viktima

4 Dhjetor 2023, 08:59| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 09:01

  • Share

Një shpërthim në vullkanin Marapi në pjesën perëndimore të arkipelagut indonezian ka vrarë 11 persona, thanë shërbimet e kërkim-shpëtimit, pas përpjekjeve gjatë natës ndërsa tre persona u gjetën të gjallë.

Vullkani 2,891 metra i lartë hodhi hi deri në 3 kilometra në qiell të dielën. Autoritetet ngritën alarmin në nivelin e dytë më të lartë dhe ndaluan banorët të shkonin brenda 3 km nga krateri.

Pamjet tregojnë një re të madhe hiri vullkanik të përhapur gjerësisht në qiell dhe makina dhe rrugë të mbuluara me hi, raporton BBC.

Marapi është një nga vullkanet më aktivë në ishullin Sumatra dhe shpërthimi i tij më vdekjeprurës ishte në prill të vitit 1979, kur vdiqën 60 njerëz.

Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” e Paqësorit dhe ka 127 vullkane aktive, sipas agjencisë së vullkanologjisë.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?