Kronikë

VIDEO/ Shpërthen në flakë makina te Komuna e Parisit në Tiranë, shkrumbohet e tëra, e drejtonte një vajzë! Drejtuesja e mjetit nuk është lënduar

29 Tetor 2021, 18:10| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 18:12

  • Share

Një makinë ka shpërthyer në flakë në Unazën e Madhe në Tiranë, në afërsi të Komunës së Parisit.

Mjeti drejtohej nga një vajzë 32-vjeçare dhe dyshohet se ka marrë flakë prej një defekti. Drejtuesja e mjetit nuk është lënduar.

“Më datë 29.10.2021, rreth orës 16:40, në segmentin e Unazës së Madhe, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen Ç. A, 32 vjeçe, ku ka vetëm materiale. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?