Video shokuese e vrasjes së një poeti në rrugët e New York

4 Tetor 2023, 17:14| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 17:22

  • Share

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale po shkakton tronditje dhe tregon vrasjen gjakftohtë të aktivistit dhe poetit amerikan Ryan Carson, nga një i panjohur në një rrugë të New York.

Siç shihet në pamjet, viktima është ulur në një stol dhe bisedon me një mike. Pak metra para tyre, një burrë fillon të godasë makinën e parkuar.

Papritur, i tërbuar, ai kthehet në anën e 32-vjeçarit dhe e pyet atë "Çfarë dreqin po shikon? Do të të vras!” Ndërsa poeti Carson i lutet të qetësohet. 

Poeti bie në stolin ku ishte ulur më parë dhe sulmuesi e godit disa herë me thikë në gjoks.

Më pas vrasësi fillon të largohet, ndërsa kur i afrohet mikja e aktivistit, ai pështyn mbi të dhe pasi godet me shkelma trupin e pajetë të 32-vjeçarit zhduket.
 

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?