Williams Alexander Tapon

VIDEO/ Shokohet Argjentina, futbollisti rreh brutalisht dhe bën për spital arbitrin! Më pas i jep fund jetës

19 Korrik 2023, 12:57
  • Share

Tronditje dhe dramë në Argjentinë. Williams Alexander Tapon (24 vjeç), një futbollist i ri nga Argjentina, ka kryer vetëvrasje pasi më herët dhunoi brutalisht gjyqtarin në ndeshjen ku ishte në fushë.

Në pamjet më poshtë duket Tapon duke plagosur rëndë arbitrin. Kur shoku i tij i skuadrës mori kartonin e kuq, Tapon fillimisht filloi ta godiste gjyqtarin me grushta dhe më pas ta godiste me shkelm në kokë. Gjyqtari ka përfunduar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Avokati i tij ka ngritur padi kundër futbollistit për tentativë vrasje.

Rasti trazoi Argjentinën, me futbollistin e ri që u gjend në qendër të kritikave dhe i gjithë publiku u kthye kundër tij. Që nga ish-futbollistë e deri te trajnerët, të gjithë i bënë presion lojtarit të ri për t'u dënuar rëndë.

Mesa duket, futbollisti i ri nuk e ka duruar dot presionin dhe ka qëlluar veten në stacionin e trenit në qytetin Aveljaned. Për ta bërë ditën edhe më të trishtë, Williams Tapon i dërgoi familjes së tij një mesazh audio lamtumire.

Për këtë publiku u njoftua nga njëra prej motrave të tij, e cila iu bashkua një programi televiziv dhe e lëshoi mesazhin e tij të lamtumirës nga telefoni.

"Vëllai im u vetëvra për të gjitha gjërat që i bënë, për gjithçka që e akuzuan. Po e çojmë në morg, vëllai im u vetëvra", tha ajo para kamerave të televizionit argjentinas.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?