Elvis Pupa

VIDEO/ Shkoi për ngjitje në mal, Elvis Pupa ndan videon me syrin e nxirë dhe dorën e fashuar! Ja çfarë i ndodhi aktorit

18 Korrik 2023, 12:23| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 12:40

  • Share

Aktori i njohur, Elvis Pupa ka ‘shqetësuar’ fansat e tij pasi postoi një video në rrjetet e tij sociale ku duket me syrin e nxirë dhe me dorën e fashuar.

Pak ditë më parë, ish-banori i “Big Brother VIP 2” postoi në “Instastory” një fotografi ku tregonte se do të ngjitej në majën e një mali në Theth.

Me shaka, ai shkruante se nëse nuk postonte për 3 ditë, fansat të lajmëronin emergjencat.

Ndërkohë një ditë më parë, aktori ka postuar në “Instagram” një video ku shprehet se nga shëtitja në mal është kthyer shëndosh e mirë, por i ka ndodhur një tjetër gjë.

Teksa shfaqet me njërin sy të nxirë dhe dorën e fashuar, aktori tregon se çfarë i ndodhi.

“Falemiderit të gjithëve për interesimin, gjithë ju që çuat mesazh, morët në telefon, çuat njerëzit tuaj me më kërkuar. Falënderoj ambulancën, helikopterin. Në fakt unë u ktheva shëndosh e mirë nga shëtitja në mal, por më gjeti gruaja nja dy mesazhe në telefon”, ka thënë aktori.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?