Dua Lipa

VIDEO/ Shkoi në Japoni, detaji në veshjen e Dua Lipës irriton fansat

9 Dhjetor 2023, 18:30| Përditesimi: 9 Dhjetor 2023, 18:31

  • Share

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ndodhet në Japoni, për të promovuar këngën e saj të re ‘Houdini’. Si gjithnjë ylli i popit tërheq vëmendje me paraqitjen e saj.

Dua mbante veshur një kostum ngjyrë hiri dhe bizhuteri në ngjyrë gold, ndërsa një fotograf e ka ndaluar për t’i shkrepur disa foto.

Pikërisht varëset e saj në formë kryqi kanë tërhequr vëmendjen e fansave në rrjet. Kjo zgjedhje e aksesorëve bëri bujë, veçanërisht kur mendohet se Dua është e njohur botërisht si përfaqësuese e besimit mysliman.

Megjithatë, Dua ka treguar se është përtej etiketimeve dhe stereotipave dhe se është e lirë të eksplorojë dhe të shprehë veten në mënyra të ndryshme përmes artit dhe modës.

 

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 10/12/2023 08:14

    Si duket fansat kosovar i quajn cdo person qe lind ne kosov apo jasht saj islamista dhe duhet te vishen si arabe islamik Keta kosovaresh qe jetojn jasht kosoves apo brenda saj degjojn shum joxhallaret tru thar qe urrejn ne maksimum kristjanet dhe prandaj nxjerrin vrer pa mbarim kundra cdo shqiptari qe eshte europian

    Përgjigju
  • Iris: 10/12/2023 02:33

    Cilet fansa,ata te Lindjes se Mesme,apo ata te Lindjes se Larget?! Dua vertet eshte myslimane,por eshte myslimane shqiptare dhe myslimanet shqiptare njihen per tolerancen e tyre,ashtu si dhe te krishteret dhe qe te dy palet nuk e kane problem te nderthuren me njeri-tjetrin,te festojne se bashku dhe te perdorin gjera qe ne disa shtete nga vijne keta fansa /te irrituar/do te konsideroheshin sakrilegj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?