Shkencëtarët në Wuhan: E dinim se virusi ishte vrasës, por na thanë të gënjejmë

19 Janar 2021, 14:10| Përditesimi: 19 Janar 2021, 14:18

  • Share

Pas deklaratave të IPPR, ditën e sotme se Kina dhe OBSH mund të kishin parandaluar përhapjen e virusit në këtë shkallë, një tjetër skandal është bërë publik nga Daily Mail. Mjekët kinezë në Wuhan, aty ku është shfaqur për herë të parë virusi janë filmuar fshehurazi teksa pranojnë se e dinin se sa i rrezikshëm ishte COVID-19 por atyre iu ishte thënë që të gënjenin për këtë gjë.

Sipas Daily Mail, mjekët thanë se ishin në dijeni për vdekjet nga virusi që në dhjetor 2019, por vetëm në mes të janarit, Kina informoi OBSH-në për viktimën e parë.

Mjekët e dinin se virusi përhapej mes njerëzve, por spitaleve iu ishte thënë që të mos tregonin të vërtetën.

Këto dëshmi tronditëse do të transmetohen sonte në dokumentarin e rrjetit të njohur televiziv britanik, ITV. Dokumentari “Shpërthimi: virusi që tronditi botën” dhe vjen në kohën kur po shtohet presioni mbi Kinën për të treguar të vërtetën e origjinës së virusit dhe në vedn gjenden 13 ekspertë të OBSH, të cilët për javët në vijim do të hetojnë si është transmetuar virusi nga kafshët tek njerëzit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Free: 19/01/2021 17:30

    te gjitha kto info jane te Gospa News mbi origjinen e virusit. te gjith te implikuar jane. BE, US, USAID, Kina e shume te tjere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?