Video/ Shikoni si flakët përpinë bllokun e pallateve në Valencia të Spanjës, 10 të vdekur! Veshja e fasadës ndihmoi përhapjen e zjarrit

24 Shkurt, 07:53| Përditesimi: 24 Shkurt, 08:01

  • Share

Valencia- Një video e shpërndarë në internet tregon momentet e para kur zjarri në një bllok apartamentesh në Valencia, Spanjë, dhe shpejtësinë me të cilën u përhap më pas.

Zjarri ra pasditen e së enjtes, 22 shkurt. Policia thotë se nuk po kërkon më asnjë person të zhdukur, pasi 10 trupa u nxorën nga rrënojat.

Zjarri e përfshiu bllokun banesor 14-katesh në lagjen Campanar dhe u përhap në një ndërtesë ngjitur për shkak të erërave të forta.

Autoritetet kanë nisur hetimet për shkakun e zjarrit. Ekziston frika se veshja e fasadës së ndërtesës mund të ketë ndihmuar në përhapjen e zjarrit.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez vizitoi vendin, duke premtuar se do të ofrojë çdo mbështetje të nevojshme.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haxhi: 24/02/2024 14:28

    Rujna zot ne shipni jan ba tan apartamentet me njikyt veshje ????????????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?