Georgia Meloni

VIDEO/ Shikoni reagimin e Giorgia Melonit kur takon Emmanuel Macron

14 Qershor, 19:41| Përditesimi: 14 Qershor, 19:43

  • Share

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk i ka mbajtur dot emocionet pasi ka shtrënguar duart me presidentin francez Emmanuel Macron.

Meloni ishte duke përshëndetur personalitetet e saj si mikpritëse e samitit të G7 që po mbahet në Itali.

Meloni duket formale, por sapo Macron kalon para saj, siç duket edhe në këto pamje të publikuar në rrjetet sociale, mimika e saj ka ndryshuar.

Përveç kësaj, dy liderët u përplasën për çështjen e abortit.

Kryeministrja italiane tha se “nuk ka asnjë arsye për të shkuar në luftë për çështjet për të cilat është arritur një marrëveshje prej kohësh”.

“Më duket krejtësisht e gabuar, në kohë të vështira si këto, që disa të bëjnë fushatë duke përdorur një forum të vlefshëm si G7”, shtoi Meloni.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?