Pamje nga sherri

VIDEO/ Sherr në mes të restorantit në Venecia, kamerierët shkelmojnë dhe godasin me karrige klientët e huaj

27 Shtator 2023, 10:46| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 10:55

  • Share

Një diskutim ka argravuar në një sherr të ashpër mes disa kamerierëve dhe klientëve në një restorant në sheshin Shën Marku, në Venecia.

Shkelma, grushte dhe goditje janë gjithçka që shihet në një video të publikuar nga sherri brutal mes një grup kamerierësh dhe disa klientëve të huaj në një restorant në sheshin Shën Marku.

Mediat italiane raportojnë se shtatë kamerierë janë përleshur me katër turistë të huaj, e videon e ka realizuar njëri nga kalimtarët e rastit, që panë skenat e frikshme të dhunës.

Pamjet tregojnë një grup burrash që shtyjnë njëri-tjetrin dhe përplasen me tavolina dhe karrige në verandën e jashtme të Caffè Chioggia në Sheshin e Shën Markut.

Burrat shihen teksa shkelmojnë dhe godasin njëri-tjetrin, ndërsa një tjetër mbante një karrige para gjoksit të tij, me sa duket për të mbrojtur veten.

Në video shihet kamerieri duke e shtyrë klientin, të cilin më pas e godet disa herë, ndërsa kolegu i tij ndërhynë nga mbrapa dhe godet klientin tjetër.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?