Muçi dhe Seferi

VIDEO/ Shënojnë Taulant Seferi dhe Ernest Muçi

2 Shkurt, 15:10
  • Share

Sulmuesit e Kombëtares janë duke kaluar një formë të mirë dhe këtë e kanë treguar edhe në testet miqësore me ekipet e tyre. Taulant Seferi ka shënuar në Emiratet e Bashkuara Arabe me Baniyan Fc, ndërsa Ernest Muçi ka gjetur golin te Legia.

Kundër Al-Tawoon, Taulant Seferi ka shënuar me një diagonale. Edhe pse një test miqësor, duket se sulmuesi nga Kumanova është gati për vijimin e sezonit me të tijtë.

Nga ana tjetër, Ernest Muçi ka tundur rrjetën për Legian. Polakët po fitojnë 2-1 në miqësore kundër Rzeszou dhe golin e parë që i hapi rrugën përmbysjes e ka shënuar Muçi.

Veçse të dy pjesë e Kombëtares, Muçi dhe Seferi kanë një tjetër të përbashkët, pasi më herët kanë qenë pjesë e Tiranës.

Goli i Seferit:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?