VIDEO/ Shënohet goli më i bukur i sezonit në Superligë, Teuta dhe Bylis paqe mes 4 golash

15 Prill 2023, 16:59| Përditesimi: 15 Prill 2023, 21:08

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të shtunë javën e 29-të. Në stadiumin "Adush Muça" në Ballsh, Bylisi dhe Teuta barazuan 2-2 në një ndeshje të luftuar, me katër gola, raste, përmbysje dhe kartona. Përballja u hap në minutën e 21 nga Joalisson Santos, me vendasit që morën epërsinë. Në minutën e 37 të ndeshjes, Lorenco Vila shënoi golin e barazimit, me pjesën e parë që u mbyll 1-1.

Pjesa e dytë solli dy gola të tjerë. Kanë qenë sërish miqtë që me Lorenco Vilën përmbysën ndeshjen në minutën e 59, teksa në të 72 sërish Santos shënoi për 2-2. Goli i brazilianit me roveshatë është ndoshta më i bukuri i këtij sezoni në Superligë, me skuadrat që ndajnë kështu pikët.

Pas 29 ndeshjeve, Teuta me 35 pikë mban vendin e shtatë duke spostuar Kukësin në zonën play-off. Djemtë e Martinit kanë tre ndeshje pa fitore. Nga ana tjetër, Bylis për ndeshjen e gjashtë nuk ia del të fitojë, duke mbetur në kuotën e 30 pikëve në vendin e parafundit. Sot në 18:00 luhet Erzeni - Kastrioti.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?